Arrestohet në Kosovë personi që vrau një turk në Maqedoninë Veriore

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet në Kosovë personi që vrau një turk në Maqedoninë Veriore

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar  një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit nga policia arrestimi i tij është bërë mbrëm pas mesnate.

”Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e
Shkupit” thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit personi i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore./In



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit