Përfundon numërimi i votave të diasporës, Vetëvendosje udhëheq me 50%

- Gazeta e Prizrenit

Përfundon numërimi i votave të diasporës, Vetëvendosje udhëheq me 50%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar numërimin e votave në nivel vendi dhe atyre nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 50.00 për qind, apo 447,179 vota të fituara.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 20.76 për qind ose 185,689 vota.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 13.44 për qind, ose 120,182 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 5.57 për qind apo 49,856 vota, ndërsa e pesta është Lista Serbe me 4.70 për qind, ose 42,015 vota.

Njëherësh ende mbetet të bëhet numërimi i votave me postë, proces i cili tashmë ka filluar, dhe numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Bazuar në skenarin aktual të shpërndarjes së mandateve, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të fitojë 23 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës rreth 15 ulëse, ndërsa AAK pritet të ketë 6 deputetë në legjislaturën e re. /KK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit