Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e personit të zhdukur Riza Thaqi, i lindur më 15.10.1983 në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës, me vendbanim në Prizren.
Sipas njoftimit zyrtar, më 25.12.2025 familjarët e tij kanë raportuar se Riza Thaqi është i zhdukur që nga data 23.12.2025. Pas raportimit, Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka iniciuar rastin dhe që nga ajo kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Megjithatë, deri më tani personi i zhdukur nuk është gjetur.
Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë autorizim, në pajtim me nenin 76 paragrafi 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të personit të raportuar si i zhdukur në media televizive dhe rrjete sociale, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në lokalizimin dhe gjetjen e tij.