Kërkohet një person i zhdukur nga Hasi me banim në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Kërkohet një person i zhdukur nga Hasi me banim në Prizren

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e personit të zhdukur Riza Thaqi, i lindur më 15.10.1983 në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës, me vendbanim në Prizren.

Sipas njoftimit zyrtar, më 25.12.2025 familjarët e tij kanë raportuar se Riza Thaqi është i zhdukur që nga data 23.12.2025. Pas raportimit, Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka iniciuar rastin dhe që nga ajo kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Megjithatë, deri më tani personi i zhdukur nuk është gjetur.

Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë autorizim, në pajtim me nenin 76 paragrafi 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të personit të raportuar si i zhdukur në media televizive dhe rrjete sociale, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që, nëse kanë çfarëdo informate apo njohuri lidhur me vendndodhjen e personit që shfaqet në fotografi, ta raportojnë menjëherë rastin në Policinë e Prizrenit përmes numrit 192, në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook, ose në cilindo stacion policor në Kosovë./ Gazeta e Prizrenit


Read it all at Gazeta e Prizrenit