Dy persona kanë marrë lëndime pas një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.
Sot ( 05.01.2026), rreth orës 17:35, Policia është njoftuar se në Rr. Enver Hadri, Prizren, kishte rënë zjarr në një shtëpi banimi.
Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka kontaktuar me ankuesin, i cili ka deklaruar se, në rrethana ende të panjohura, kishte shpërthyer zjarr në katin e parë të shtëpisë së banimit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi.
Zëdhënësi policpr rajonal, Shaqir Bytyçi komfirmoo se referuar ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sipas deklarimit të viktimës së lartcekur, dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.
Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit inicohet rasti.
Rasti mbetet nën hetime.