Prizren: Rrezik për vërshime, Drini i Bardhë del nga shtrati

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Rrezik për vërshime, Drini i Bardhë del nga shtrati

Rreziku për vërshime në Komunën e Prizrenit mbetet i pranishëm si pasojë e reshjeve të fundit.

Lumi “Drini i Bardhë” ka dalë nga shtrati duke shkaktuar probleme të shumta, veçanërisht për banorët e fshatrave Gjonaj dhe Krajk, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas banorëve të këtyre zonave, një segment i rrugës është mbushur me ujë dhe aktualisht është i pakalueshëm për vetura, gjë që ka vështirësuar qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve në aksin e Hasit, prej Krajkut deri në Kushnin. Ata duhet zgjedhur rrugë alternative.

Ndërkohë, në qytetin e Prizrenit, konkretisht në lagjen Tusuz, është raportuar edhe për rrëshqitje të dheut, e cila paraqet rrezik për sigurinë e banorëve dhe infrastrukturën përreth.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat e rrezikuara./ Gazeta e Prizenit /



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit