Dëme të shumta në Krajk e Gjonaj të Hasit nga përmbytjet

- Gazeta e Prizrenit

Dëme të shumta në Krajk e Gjonaj të Hasit nga përmbytjet

Përmbytjet nga uji, kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe nëpër disa shtëpi të fshatit, Krajk. Dëmet nga këto përmbytje janë të mëdha.

Vërshimet e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në fshatin Krajk të Hasit, ku disa shtëpi banimi janë prekur rëndë.

Njëra ndër shtëpitë nuk i ka shpëtuar përmbytjeve me pronar një mërgimtar që jeton dhe vepron në Kroaci, ndërsa prona mbikëqyret nga familjarët gjatë mungesës së tyre. Sipas Kadri Krasniqit, vëllait të bashkëshortes së pronarit të shtëpisë, gjendja e objektit është e rënduar, ndërsa dëmet janë të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje serioze për rikthimin e kushteve normale të banimit, raporton Tv Prizreni.

Sipas tij, dëmet e shkaktuara kapin vlerën e dhjetëra mijëra eurove dhe aktualisht kati i parë i shtëpisë është jashtë përdorimit, teksa shton se pastrimi i plotë i dëmeve është duke vazhduar.

Vërshimet e fundit që kanë përfshirë disa zona të Kosovës, përfshirë edhe rajonin e Prizrenit, kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në banesa, infrastrukturë dhe bujqësi, duke vënë në vështirësi dhjetëra familje.

Dëmet po ashtu janë të konsiderueshme edhe në disa familje të Gjonajve.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit