A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

- Gazeta e Prizrenit

A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë është e gatshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, i cili nuk filloi siç ishte parashikuar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut disa zona të Kosovës.

Drejtori i Shkollës së Mesme të Ulët “Emin Duraku”, Visari Osmani, për EO ka thënë se do të gjejnë mënyra për t’i kompensuar orët e humbura.

“I bie ditën e enjte dhe ditën e premte e kanë humbur, data shtatë dhe tetë, nesër fillon procesi mësimor, ne jemi të gatshëm, mezi presim t’i presim fëmijët që të kthehen në bankën shkollore dhe të fillojmë me punën. Për shkak të motit të ligë ne kemi marrë njoftimin nga Ministria e Arsimit, mendoj që ka qenë e arsyeshme sepse kushtet atmosferike në mbarë vendin kanë qenë jashtëzakonisht të vështira. Mendoj që do të gjejmë formë që t’i kompensojmë, do të gjejmë formë, mbi të gjitha është siguria e fëmijëve tanë, por ditë të tjera presim një njoftim zyrtar për periudhën e dytë që i bie pas pushimit pranveror të gjinden forma dhe padyshim që këto ditë duhet të kompensohen pa asnjë lloj problemi”, tha Osmani

Ndërkohë që Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kukturës (SBAShK) pati reaguar duke thënë se procesi mësimor nuk do të fillojë pa kushte të sigurta për punë dhe mësim.

“SBASHK-u nuk do të lejojë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi. Nëse institucionet përgjegjëse dështojnë të veprojnë me kohë dhe seriozitet, SBASHK-u do të ndërmarrë veprime sindikale, në mbrojtje të jetës, shëndetit dhe dinjitetit të anëtarësisë së saj.  Siguria nuk negociohet. SBASHK-u – në mbrojtje të punëtorëve të arsimit”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit