Prizren: Të shtëna me ar*më zjarri pas një zënke – ndalohet një person

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Të shtëna me ar*më zjarri pas një zënke – ndalohet një person

Një incident serioz me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e 11 janarit 2026 në Prizren.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 23:00, në rrugën “Haxhi Zeka”, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes dy personave, situata ka eskaluar në përdorim arme. Dyshohet se njëri nga të përfshirët ka shkuar në shtëpi, ka marrë një armë zjarri dhe më pas, nga vetura, ka shtënë disa herë në drejtim të një lokali të pa rinovuar.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njësitet hetimore të Stacionit Policor në Prizren kanë reaguar menjëherë, duke arritur të identifikojnë personat e përfshirë në rast. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërës palë të dyshuar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në incident, si dhe pajisje përcjellëse.

Në vendin e ngjarjes janë evidentuar dhjetë vrima nga plumbat, ndërsa dy gëzhoja janë gjetur brenda veturës së të dyshuarit.

Prokurori i Shtetit është njoftuar për të gjitha veprimet policore dhe ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj njërës palë të dyshuar, ndërsa personi tjetër është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit