Prizren: Pjesa e dytë vendimtare për Portokallezinjët

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Pjesa e dytë vendimtare për Portokallezinjët
Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 90:70 (19:19, 18:22, 24:16, 29:13), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.
Përballja e zhvilluar në Prizren në pjesën e parë ishte e baraspeshuar me çerekun e parë që përfundoi 19:19, derisa mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 18:22. Megjithatë, prizrenasit u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të shënuar fitore me 20 pikë dallim, 90:70, njoftoi FBK përcjell Gazeta e Prizrenit.
Lejson Zeqiri ishte më i miri te vendasit me 21 pikë e gjashtë kërcime, kurse te ‘Vreshtarët’, Bardh Rexha kishte 20 pikë e katër kërcime.
Bashkimi është në vendin e dytë me 11 fitore e pesë humbje, kurse Rahoveci 029 ka pesë e 11 humbje./GeP


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit