Ia la plu*mbin në dorë të ish të dashurës dhe e kërc*ënoi: “Ky është për ty…”

- Gazeta e Prizrenit

Ia la plu*mbin në dorë të ish të dashurës dhe e kërc*ënoi: “Ky është për ty…”

Një rast i rëndë i kanosjes është raportuar në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka deklaruar se është kërcënuar dhe sulmuar nga ish partneri i saj, i cili madje i ka lënë në dorë edhe një fishek arme, duke i thënë fjalët tronditëse:

“Qyky plumb njeher është për ty, tani për burr të motrës e për krejt shpin tane ren ka njo”.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur më 18.01.2026, rreth orës 15:30, në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë, tek ndërtesat e Mirit.

Burimet bëjnë me dije se ankuesja D. S rreth 20 vjeç ka deklaruar në Polici se në atë kohë kishte qenë në vizitë te motra e saj, kur është telefonuar nga ish partneri i saj, tashmë i dyshuar A. G, i cili e ka kërcënuar.

E njëjta, nga frika, ka zbritur poshtë, por pas një konflikti verbal, i dyshuari dyshohet se e ka tërhequr për flokë dhe më pas i ka lënë në dorë një fishek të kalibrit 7.65 mm, duke e kërcënuar rëndë.


Siç mëson Sinjali, fisheku është konfiskuar si dëshmi materiale dhe është deponuar në dhomën e dëshmive të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet në drejtim të veprës penale “Kanosje”, ndërsa rasti i është referuar njësisë së Hetimeve për procedura të mëtutjeshme.

I dyshuari, sipas burimeve, gjendet në arrati.

Lexo edhe:



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit