Xhelil Abdulla largohet nga Makedonija Gj.P

- Bota Sot

Xhelil Abdulla largohet nga Makedonija Gj.P

Mbrojtësi 34-vjeçar nga Tetova, Xhelil Abdulla, është larguar nga tabori i Makedonija Gj.P..

Vendimi lidhet me krizën financiare të klubit, me lojtarët që raportohet se nuk janë paguar prej 3–4 muajsh.

Abdulla iu bashkua Makedonija Gj.P. në kohën kur skuadra garonte në Ligën e Dytë dhe dha kontribut të rëndësishëm në rikthimin e ekipit në elitë. Tashmë, si lojtar i lirë, ai pritet të vendosë së shpejti për ekipin ku do të vazhdojë karrierën.

Xhelil Abdulla është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe jashtë vendit, përpara se të jetë pjesë e disa klubeve të njohura në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, duke ndërtuar një karrierë të pasur dhe të qëndrueshme në futbollin rajonal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot