Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri në këto momente ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Komunën e Prizenit.
“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, dhe në ora14:00 është casktuar një seancë dëgjimore dhe në ora 15:00 është casktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj.