Emërohet zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit

- Gazeta e Prizrenit

Emërohet zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë mandatit të kaluar, Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.

 

“Kryeministri Kurti e uroi z. Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit