Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të, ku sot në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar.
Ballkani dhe Drenica takohen në Suharekë me fillim nga ora 13:00. Suharekasit pas dy humbjeve radhazi kërkojnë fitoren dhe të rikthehen në krye të tabelës.
E derbi i kësaj jave do të zhvillohet në kryeqytet, ku takohen dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Drita me fillim nga ora 20:00.
Prishtina kërkon këndelljen pas humbjes së fundit, derisa Drita synon fitoren e pestë radhazi.