Vetëdorëzohet në Polici i dënuari me mbi 6 vjet burgim për shitblerje të nar*kotikëve

- Gazeta e Prizrenit

Vetëdorëzohet në Polici i dënuari me mbi 6 vjet burgim për shitblerje të nar*kotikëve

I pandehuri M.V., është vetëdorëzuar në Polici pasi po kërkohej si i dënuar me mbi 6 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve.

Sipas Policisë, i pandehuri është vetëdorëzuar të hënën dhe më pas u shoqërua në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për vuajtje të dënimit.

“Më datë 09.03.2026, pas një pune intensive nga njësiti policor i urdhëresave të Stacionit Policor të Prizrenit, është realizuar urdhër-arresti ndaj të dënuarit M.V. mashkull, 56 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren. Pas shumë kërkimeve për ta arrestuar, i dënuari është vetë dorëzuar në polici, ku më pas është shoqëruar dhe dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë, për vuajtjen e dënimit me burg”, njofton Policia.

Sipas Policisë, në dënimin me burgim, të pandehurit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

“I njëjti ka qenë në kërkim dhe ishte i dënuar gjithsej me 5 (pesë) vite e 500 ditë burg efektiv, me disa vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke iu llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe koha e qëndrimit në arrest shtëpiak. I arrestuari është dënuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267, paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet në njoftim. /BpB

Lexo edhe:

Prizren: Policia jep detaje për arrestimin e 37-vjeçarit të kërkuar për vra*sjen në lagjen “Bazhdarhane”

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit