Policia ka arrestuar Milazim Vocin, i cili ishte i dënuar me 5 vjet burgim në një nga rastet më të njohura të prodhimit të narkotikëve në Kosovë, të njohur si “Rasti Mulliri” në Shirokë.
Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, Voci ishte shpallur fajtor nga gjykata për përfshirje në laboratorin e drogës që ishte zbuluar në fshatin Shirokë, ku autoritetet kishin identifikuar një strukturë të organizuar për përpunimin e substancave narkotike.
Pas vendimit përfundimtar të gjykatës, ndaj tij ishte lëshuar urdhër për vuajtjen e dënimit me burg prej 5 vitesh.
Autoritetet kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë, ndërsa i njëjti pritet të dërgohet në institucionet korrektuese për vuajtjen e dënimit.
“Rasti Mulliri” ishte një nga operacionet më të mëdha policore kundër drogës..! / G.Sinjali