Egnatia – Vllaznia, sfida për kreun

- Bota Sot

Egnatia – Vllaznia, sfida për kreun

Vllaznia, pas humbjes me Flamurtarin, do të luajë të premten në fushën e Egnatias, që e kërcënon për kreun e renditjes, pasi diferenca është vetëm dy pikë.

Me nisjen e fazës së katërt, çdo pikë vlen, dhe një fitore me një rival direkt është tepër e rëndësishme për shkodranët.

Mbrojtësi Elmando Gjini thotë para ndeshjes se tre pikët janë synimi i Vllaznisë.

“Është një ndeshje shumë e vështirë. Ambicia jonë është për të fituar.

Ne kemi marrë pikë ndaj ekipeve të forta dhe kemi humbur ndaj atyre të vendeve të fundit”, tha Elmando Gjini, futbollist i Vllaznisë.

Në sfidat e mëparshme të këtij sezoni me Egnatian, Vllaznia ka fituar dy, ndërsa një takim ka përfunduar në barazim. Java e 28 e Superiores do të luajë ndeshjet e tjera të shtunën dhe të dielën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot