Tenton të ikë nga Policia në Prizren, kapet me dro*gë dhe pajisje për paketim

- Gazeta e Prizrenit

Tenton të ikë nga Policia në Prizren, kapet me dro*gë dhe pajisje për paketim

Një i ri është arrestuar në Prizren pasi është kapur me substanca narkotike, ndërsa gjatë operacionit ka tentuar të ikë nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur më 24 mars rreth orës 21:25 në rrugën “Adem Jashari”, ku hetuesit e njësisë kundër narkotikëve (DHTN) kanë vërejtur të dyshuarin duke lëvizur në këmbë.

Sapo Policia është afruar, i dyshuari N. Kaqamak, rreth 22-vjeçar ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur pas një ndjekjeje me ndihmën e njësive reaguese, shkruan Sinjali.

Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dy doza të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 4.67 gram, të fshehura në një pako cigare dhe në rroba.

Me urdhër të Prokurorit, është kontrolluar edhe banesa e tij, ku janë gjetur rreth 50 qese plastike që dyshohet se shërbenin për paketimin e narkotikëve.

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Prizren dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit