Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Kryesisht në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes, reshjet e shiut lokalisht pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, konkretisht në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës. Në zonat malore vetëm reshje bore.