Foda jep lajmin e madh për formacionin e Kosovës

- Gazeta e Prizrenit

Foda jep lajmin e madh për formacionin e Kosovës

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencë për media është pyetur se a do ta inkuadroi yllin e Juventusit, Edon Zhegrovën në ndeshjen e madhe ndaj kombëtares së Turqisë.

Foda është përgjigjur poyitivisht duke thënë se ka gjasa të inkuadroi Zhegrovën që nga fillimi i ndeshjes.

“Kam besim te të gjithë lojtarët, edhe te Zhegrova. Secila lojë ka situatat e veta. Nesër ka gjasa që Edoni të luajë nga fillimi.”, ka thënë Foda.

Kosova do të luaj ndeshjen finale të play offit për Kupën e Botës nesër në stadium legjendar Fadil Vokrri nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit