Vinçenco Montela, po jeton një ëndërr, teksa arriti kualifikimin në Botëror, me kombëtaren e Turqisë, që ishte dhe e treta në total në historinë e turqve.
Pas triumfit 0-1 ndaj Kosovës, në “Fadil Vokrri”, italiani u bë trajneri i parë i huaj që e çoi Turqinë, si në Europian ashtu dhe në Botëror, duke rrëmbyer kështu zemrat e tifozëve turq…
“Po përjetoj kulmin e emocioneve!
Mendoj se jam bërë trajneri i parë i huaj që e çoi Turqinë si në Kampionatin Evropian edhe në Kupën e Botës.
Jam jashtëzakonisht krenar. Lojtarët bënë gjithçka që mundën.
Ata arritën gjithçka. Tani do të vazhdojmë në një rrugë të bukur së bashku”, deklaroi fillimisht Montela.