E dhimbshme: Sot varroset 19-vjeçari nga komuna e Rahovecit që vdiq në Austri, në aksident

- Gazeta e Prizrenit

E dhimbshme: Sot varroset 19-vjeçari nga komuna e Rahovecit që vdiq në Austri, në aksident

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Bylbyl Mazrekut, 19-vjeçarit nga Retija që vdiq në orët e hershme të mëngjesit të 11 prillit (2026) në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë, pas një aksidenti të rëndë trafiku.

Sipas mediave lokale, i riu ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë shoferi ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në fshatin Retijë të Rahovecit në kohën e namazit të drekës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit