Alarmante në Prizren: 15 persona u gjetën të vde*kur në banesa për 15 muaj

- Gazeta e Prizrenit

Alarmante në Prizren: 15 persona u gjetën të vde*kur në banesa për 15 muaj

Në Prizren e disa fshatra, vitet e fundit po vërehet gjithnjë e më shumë dukuria e personave që jetojnë të vetëm në banesa, një fenomen që më parë nuk ka qenë aq i theksuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo situatë ngre pyetje nëse bëhet fjalë për pasojë të migrimit, braktisjes së të moshuarve apo një standardi të ri jetese, të ngjashëm me atë në vendet perëndimore. Shenjat e kësaj mënyre jetese janë reflektuar edhe në rastet kur disa persona janë gjetur të vdekur në banesat e tyre, ndërsa raste të tilla duket se janë në rritje.

Nga informacionet e siguruara nga Gazeta e Prizrenit prej Policisë Rajonale të Prizrenit, nga viti i kaluar e deri tash janë evidentuar gjithsej 15 raste të personave të gjetur pa shenja jete në banesat e tyre. Një pjesë e madhe e rasteve dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e vdekjes natyrore, ndërsa katër raste janë duke u hetuar si vetëvrasje.

Viti 2025

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 11 raste të personave të gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre.

  • 8 raste dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e vdekjes natyrore ose sëmundjeve.
  • 3 raste janë duke u hetuar si vetëvrasje.

Viti 2026

Deri më tani, gjatë vitit 2026 janë evidentuar 4 raste të ngjashme.

  • 3 raste dyshohet se kanë ardhur si pasojë e vdekjes natyrore.
  • 1 rast është duke u hetuar si vetëvrasje.

Bilanci nga viti 2025 deri tash

  • 11 raste me dyshime për vdekje natyrore
  • 4 raste me dyshime për vetëvrasje

Të gjitha rastet mbeten nën hetim, pasi ende nuk ka raporte përfundimtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes./ Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit