Një pushkë gjuetie e humbur u gjet në Prizren
Sipas raportit të policisë, në rrugën “Anton Çeta”, më 14.11.2025 rreth orës 22:02, ishte raportuar një rast vjedhjeje i një pushke gjuetie.
Lidhur me këtë rast, më 04.05.2026 është raportuar se arma është gjetur. Bëhet fjalë për të njëjtën pushkë gjuetie e cila ishte raportuar si e vjedhur më herët.
Nuk jepen informata tjera.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./ Gazeta e Prizrenit