Lëvizjet e dyshimta e “fundosin” 19-vjeçarin në Malishevë

- Gazeta e Prizrenit

Lëvizjet e dyshimta e “fundosin” 19-vjeçarin në Malishevë

Një i ri ka përfunduar në Polici në Malishevë pasi gjatë kontrollit në një veturë është gjetur substancë e dyshuar narkotike, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.

Ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 18:35, kur një patrullë policore ka ndaluar një veturë të tipit Golf, pasi shoferi kishte bërë nisje të vrullshme.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë trajtimit të kundërvajtjes, njëri nga pasagjerët, G. Gegaj, ka shfaqur lëvizje të dyshimta sapo ka vërejtur Policinë.

Kjo ka bërë që zyrtarët policorë të kryejnë kontroll të detajuar në veturë, ku është gjetur një sasi prej rreth 3 gramësh substancë e dyshuar narkotike.

 I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se është përdorues i narkotikëve dhe se substanca e gjetur i përkiste atij.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa rasti është iniciuar për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit