Gjykata Speciale reagon ndaj raportit britanik: Akuzon Avokatin e Popullit për “imazh të rremë”

- Gazeta e Prizrenit

Gjykata Speciale reagon ndaj raportit britanik: Akuzon Avokatin e Popullit për “imazh të rremë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë reaguar ndaj raportimeve që lidhen me një raport të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, duke kundërshtuar interpretimet e bëra nga Avokati i Popullit.

Sipas Gjykatës Speciale, disa nga konkluzionet e paraqitura publikisht nga Avokati i Popullit nuk pasqyrojnë saktë përmbajtjen e raportit dhe krijojnë, siç thuhet, “një imazh të rremë” për punën e Dhomave të Specializuara.

Në deklaratën zyrtare, theksohet se raporti në fjalë nuk konstaton shkelje të të drejtave të njeriut nga gjyqtarët e kësaj gjykate, ndërsa interpretimet e ndryshme konsiderohen të pasakta.


“Interpretimet e bëra nga Avokati i Popullit janë në mospërputhje me raportin dhe nuk reflektojnë përfundimet e tij,” thuhet në reagim.

Gjykata Speciale shton gjithashtu se as Avokati i Popullit dhe as Komiteti britanik nuk kanë të drejtë të paraqesin parashtrime apo të ndërhyjnë në procedurat e saj gjyqësore.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit