Rriten shtesat për lehona, ja prej kur llogaritet

- Gazeta e Prizrenit

Rriten shtesat për lehona, ja prej kur llogaritet

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me një vendim që ka marrë për gratë lehona.
Kurti ka bërë të ditur se nga 1 qershori i këtij viti do të rriten shtesat për gratë lehona.

‘’Nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Derisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero, për herë të parë e nisëm duke paguar nga 170 euro për 6 muaj për lehonat e papuna dhe tre muaj për të punësuara. Shtesat i nisëm aq sa ishte paga minimale, kurse në maj vitin e kaluar i rritëm në 325 euro. Sivjet pagën minimale e rritëm përsëri, nga 1 korriku bëhet 500 euro. Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, ka thënë Kurti./IO

Lexo edhe:

https://gazetaeprizrenit.net/skandali-i-pronave-ne-prizren-ngrihen-18-parcela-dhe-kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin/



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit