Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të lejuara për tregtimin e derivateve të naftës në Kosovë, të cilat do të vlejnë për dy ditët e ardhshme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është caktuar në 1.61 euro për litër, benzina në 1.53 euro për litër, ndërsa gazi në 0.75 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për të dielën dhe të hënën, duke u zbatuar në të gjitha pikat e furnizimit me derivate në vend.