Çmimi i naftës bie edhe pak në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Çmimi i naftës bie edhe pak në Kosovë

Çmimi tavan i naftës të mërkurën ka rënë për një cent krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës do të jetë 1.58 euro për litër, ndërsa të martën ka qenë 1.58 euro për litër.

Çmimi i benzinës është i njëjtë tash e tri ditë. Sikurse të hënën e të martën, edhe sot një litër mund të shitet maksimumi me 1.53 euro.


Ndërkohë, çmimi i gazit është ulur për një cent. Një litër të hënën kushtonte 0.75 euro, ndërsa të mërkurën kushton 0.74 euro.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit