Hurriyet shkruar për marrëveshje të Vedat Muriqit me Fenerbahçen

- Gazeta e Prizrenit

Hurriyet shkruar për marrëveshje të Vedat Muriqit me Fenerbahçen

Kandidati për President të Fenerbahçes, Aziz Yildirim, ka arritur marrëveshje me Vedat Muriqin për transferimin e tij te kjo skuadër, shkruan mediumi i njohur turk “Hurriyet” të mërkurën mbrëma.
Fenerbahçe do t’i mbaj zgjedhjet më 6-7 qershor, dhe kandidatët për President të klubit kanë shfaqur ambiciet e tyre në rast se do të jenë në krye të skuadrës.

Edhe mediumi “HT Spor” ka shkruar të mërkurën mbrëma se një marrëveshje e tillë është e arritur.

“Nëse Aziz Yildirim e fiton garën, sulmuesi kosovar zyrtarisht do të bëhej futbollist i Fenerbahçes”, shkruajnë tutje mediumet turke.

Vedat Muriqi i luajti 37 ndeshje për Mallorcan në këtë sezon në Spanjë.

Ai u bë golashënuesi i dytë më i mirë i La Ligas me 23 gola dhe një asistim. Dy gola më shumë i pati superylli i Real Madridit, Kylian Mbappe.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit