Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur proceset dhe aktivitetet që e presin këtë institucion gjatë ditëve në vijim.
të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në 38 qendra komunale të numërimit.
Në këtë proces do të angazhohen mbi 2200 anëtarë të KQZ-së.
“Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi paraditen e së hënës ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit të 15 komunave. Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, u shpreh Elezi para mediave.
Zëdhënësi i KQZ-së po ashtu bëri të ditur se si do të shkojë procesi i numërimit të votave të diasporës.
Ai shtoi se certifikimi i rezultateve përfundimtare zgjedhore pritet të bëhet deri më datën 6 korrik.
“Por kjo varet nga ecuria e procesit, ndërsa këto janë vetëm planifikime”, u shpreh Elezi.