“Kanë kaluar 27 vjet që kur kam qenë atje, por ende sot, të paktën një person nga Kosova më shkruan për të më falënderuar për shërbimin tim dhe për paqen e lirinë që gëzojnë. Pikërisht momente të tilla më bëjnë të ndihem se koha dhe kontributi im kanë pasur vërtet vlerë dhe se sakrifica ime ka qenë e denjë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, mesazhe të tilla janë dëshmi se angazhimi i ushtarëve ndërkombëtarë në Kosovë ka lënë gjurmë të rëndësishme në jetën e qytetarëve.
Personi që i ka shkruar dhe e ka falënderuar është gazetari nga Kaçaniku, Alban Muhaxheri, i cili ka shprehur mirënjohjen për kontributin e ushtarëve të NATO-s në sigurimin e lirisë dhe paqes në Kosovë. /Indeksonline/