Një ngjarje e rëndë kë ndodhur para pak çastesh në fshatin Kobaj të Prizrenit.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
Sipas tij, familjet e përshirë në këtë rrahje janë kushërinj mes vete.
“Më datë 14 qershor 2026, rreth orës 11:50, në fshatin Kobaj, Prizren, është raportuar për një përleshje me mjete të forta ndërmjet dy familjeve, kushërinj mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë”, ka thënë Bytyqi për IndeksOnline.
Tutje ai ka shtuar se Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit