Tragjedi në Prizren: Një 26-vjeçar humb jetën në vendin e punës

- Gazeta e Prizrenit

Tragjedi në Prizren: Një 26-vjeçar humb jetën në vendin e punës
Prizren, 22 qershor 2026 – Një person rreth 26-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së hënës në një vendpunishte ndërtimi në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë për Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se sot, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana ishte dërguar pa shenja jete një mashkull.

Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa po punonte në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, si dhe Inspektorati i Punës. Në koordinim me institucionet përkatëse, Policia e Kosovës po zhvillon hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit