Një çift të moshuarish nga Kosova është bërë frymëzim për shumë njerëz, pasi edhe në moshën 99 dhe 94 vjeç vazhdojnë të punojnë tokën me përkushtim.
Pavarësisht moshës së shtyrë, ata nuk i janë ndarë punës së përditshme, duke punuar me kazmë dhe duke dëshmuar se vullneti dhe dashuria për tokën mbeten të pandryshuara.
Pamjet e çiftit kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku kanë marrë mijëra reagime pozitive. Shumë qytetarë i kanë cilësuar ata si shembull të punës, këmbënguljes dhe jetës aktive, duke treguar se mosha nuk është pengesë kur ekziston dëshira për të vazhduar përpara.
Historia e tyre është kthyer në një simbol të përkushtimit dhe qëndrueshmërisë, duke fituar admirimin e publikut. / GS