Parashikimi i motit për të premten, 24.07.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të premten, 24.07.

Të premten parashikohet që në orët e mëngjesit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë me origjinë polare nga veriperëndimi i kontinentit me origjinë polare. Si rrjedhojë, ky front do të jetë i shoqëruar nga masa të lagështa, me ç’rast moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin me shtrirje graduale nga veripërëndimi deri në juglindje të vendit.

Gjatë ditës nuk do të mungojnë as intervalet me diell, përderisa vende-vende priten rrebeshe të izoluara, me mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga veriu, herë pas here dhe lokalisht e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin nga 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 19°C. /MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit