Gruaja në Turqi “lan hesapet” për borxhin me pushkë në mes të rrugës

- Gazeta e Prizrenit

Gruaja në Turqi “lan hesapet” për borxhin me pushkë në mes të rrugës

Një grua është arrestuar dhe dërguar në burg në qytetin e Nizipit, në provincën e Gaziantepit në Turqi, pasi pas një konflikti për çështje borxhi ka dalë në rrugë me armë gjahu dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Cumhuriyet të Nizipit. Sipas raportimeve, gruaja me inicialet Ş.T. fillimisht është përfshirë në një debat me një person për një çështje financiare. Pas konfliktit, ajo ka marrë një armë gjahu të tipit pompë nga automjeti i saj dhe ka dalë në rrugë, raportojnë mediat turke, transmeton IndeksOnline.

Duke bërtitur ndaj personave përreth, gruaja ka qëlluar më pas disa herë në ajër, ndërsa ka vazhduar debatin me personin me të cilin ishte konfliktuar. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera e një telefoni celular.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore dhe ekipet mjekësore. Policia ka arritur ta bindë gruan, e cila qëndronte në rrugë me armën në dorë, dhe më pas e ka arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, gruaja është dërguar para organeve të drejtësisë, të cilat kanë vendosur masën e paraburgimit për veprat penale të kërcënimit me armë në qendër të qytetit dhe prishjes së rendit e qetësisë publike.

Ajo është transferuar në burg.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit