Në një zonë malore afër fshatit Shkozë të Malishevës janë gjetur disa mbetje mortore, për të cilat dyshohet se i përkasin personit H.S. (mashkull, në moshë madhore), i cili ishte raportuar i zhdukur më 5 tetor 2025.
Për këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij.
“Mbetjet mortore të viktimës u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për analizat përkatëse dhe sot jemi njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.