Kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autostrada

- Gazeta e Prizrenit

Kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autostrada

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të enjten, më 30 korrik, do të vendoset kufizim i përkohshëm për qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 20 tonë në autostrada.

Sipas njoftimit të ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimet zyrtare meteorologjike për temperatura të larta gjatë ditës.

Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose të kalojnë 32 gradë Celsius.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e Policisë dhe institucioneve të sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria ka kërkuar nga operatorët dhe drejtuesit e mjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit