Aksident i rëndë, në Gjakovë lëndohen nëntë persona

- Gazeta e Prizrenit

Aksident i rëndë, në Gjakovë lëndohen nëntë persona

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës, Urgjencës dhe Zjarrfikësve.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku janë përfshirë dy automjete.

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërkohë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke u marrë me rastin për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit