Ky është çmimi i naftës për 24-orët e ardhshme

- Gazeta e Prizrenit

Ky është çmimi i naftës për 24-orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës është 1.76 euro për një litër.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për një litër, ndërsa gazi me 0.62 euro për një litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për 24-orët e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit