Sot ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë

- Gazeta e Prizrenit

Sot ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se sot nga ora 11:00 deri në 17:30 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për transportin e mallrave të cilat janë mbi 20 tonë.

Ky vendim vjen për shkak të temperaturave të larta.

Sipas njoftimit nga ky vendim bëjnë përjashtim mjetet e transportit të organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësor.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit