Prizren: Arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 18 gusht 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F.S., mashkull nga Prizreni.

Sipas policisë, i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar shtatë muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është dënuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

“I arrestuari F.S. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.” – thuhet në njoftim.

Policia thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Lexo edhe:

Fajdet në Prizren: Tre të arrestuar në aksionin e Policisë




Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit