Kapet në Merdar një shtetas serb me mbi 17 mijë euro të pa deklaruara

- Gazeta e Prizrenit

Kapet në Merdar një shtetas serb me mbi 17 mijë euro të pa deklaruara

Dogana e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit të të cilit është zbuluar një shumë e konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë gjetur 11 mijë e 570 euro dhe 683 mijë dinarë serbë, me vlerë totale prej rreth 17 mijë e 390 eurosh.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa ndaj shtetasit serb janë duke u zhvilluar procedurat ligjore.

Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit