Dogana e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit të të cilit është zbuluar një shumë e konsiderueshme parash.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa ndaj shtetasit serb janë duke u zhvilluar procedurat ligjore.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave./IO