Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e së hënës, pasi u mbyt në det në plazhin e Velipojës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”, raporton Euornews.al, transmeton Sinjali.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima, shtetasi kosovar me inicialet S. B., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.