Gjatë ditës së djeshme është raportuar se në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj është dërguar një foshnje pa shenja jete.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.