Parashikimi i motit për të hënën, 21.09.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të hënën, 21.09.

Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në ndonjë rajon. Po ashtu, gjatë pasditës pritet të depërtojnë masa më të ftohta, të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, më e përqëndruar në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. Gjatë orëve të pasdites temperaturat gradualisht do të fillojnë të ulen. /MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit