Remitancat nga diaspora arrijnë në 692 milionë euro në janar-gusht të këtij viti

- Gazeta e Prizrenit

Remitancat nga diaspora arrijnë në 692 milionë euro në janar-gusht të këtij viti

Remitancat e dërguara nga diaspora në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë periudhës janar-gusht 2026, duke shënuar rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e mjeteve që diaspora dërgon në Kosovë.

“692 milionë euro remitanca nga mërgata, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti”, ka shkruar Gërvalla, ndërsa më tej ka sqaruar se shifra për periudhën janar-gusht është rreth 692 milionë euro, ose 5.7 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas saj, remitancat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit, pasi përmes tyre mbështeten familjet, konsumi, kursimet dhe investimet.

“Një shifër që tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që ne keni këputur asnjëherë me njëra-tjetrën”, ka deklaruar ajo.


Gërvalla ka theksuar se remitancat ndër vite kanë përbërë një pjesë të konsiderueshme të Produktit të Brendshëm Bruto të Kosovës.

“Përgjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht rreth 12% deri në 14% të BPV-së së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Në fund të postimit, Gërvalla u ka shprehur mirënjohje bashkatdhetarëve për kontributin e tyre ndaj Kosovës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit